Presidenti i Serbisë ka thënë se ai mendon se Angelina Eichhorst nuk ka shkruar “non-paper” për Kosovën.
“Nuk mund ta konfirmoj, sepse nuk mendoj kështu. Nëse ju keni ndonjë informacion, ju lutem më tregoni”, i ka thënë Vuçiq gazetarëve.
“Unë kam pasur shqetësime shtesë duke ditur punën e Viola von Cramon dhe duke njohur mendimet e saj. Ne jemi të hapur për dialog, një zgjidhje kompromisi është e rëndësishme për ne, por nuk pranojmë poshtërimin tonë. Unë kam pa çfarë ka thënë ajo, por ajo është e rëndësishme dhe e madhe, kurse unë jam një njeri i vogël dhe i zakonshëm nga Ballkani”, ka thënë me cinizëm Vuçiq.
I pyetur të komentojë se çfarë është e pranueshme për Serbinë dhe çfarë nuk është nga letra, Vuçiq tha se është e komplikuar të flasësh për të.
“Gjithë çfarë do t’ju kisha thënë, është e komplikuar, sepsa kam frikë shtesë në lidhje me të. Frikohem se publikimi i “non-paper-it” është mirë i planifikuar, por nuk jam prej atyre që kritikojnë para se të studiojnë dokumentin”, ka thënë Vuçiq.
Siç ka thënë ai, në atë letër figuron propozimi që Mitrovicën Veriore t’ia marrin serbëve.
“Dhe kjo është tërësi e vetme urbane. Ne po përcjellim, po nxjerrim konkluzione. Ekipet ndërkombëtare që e kanë njohur Kosovën po punojnë për të na mposhtur për këtë çështje. Ne duhet të jemi të qetë, të zgjuar, që të sigurojmë paqe për vendin tonë dhe stabilitet në Kosovë”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq./Insajderi.org.