Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin e Arabisë Saudite në Serbi Osama Dahil Al-Ahmadi, i cili i ka sjellë ftesën atij nga mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz al-Sau për ta vizituar Arabinë Saudite.
Temë e bisedës mes tyre ishin edhe ngjarjet e fundit në Kosovë, për të cilat Vuçiq tha se “e ka informuar” ambasadorin saudit, raporton Danas.
“Një gjë e rëndësishme dhe e madhe për Serbinë. Jam i kënaqur që mora ftesën e mbretit Salman bin Abdulaziz al Saud për të vizituar Mbretërinë e Arabisë Saudite, i bindur se intensifikimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Arabisë Saudite do të japë një kontribut të fuqishëm dhe një shtysë të veçantë në zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhëniet tona, sidomos që këtë vit po festojmë 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha Vuçiq në Instagram.
Siç thuhet në këtë njoftim “Vuçiq e njoftoi ambasadorin Al-Ahmadi për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë”, duke pretenduar se është për ruajtjen e paqes