Vuçiq mund të shkarkohet pas protestave në Serbi, ky është propozimi i fundit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq mund të shkarkohet pas protestave në Serbi, ky është propozimi i fundit

    Insajderi
    14 January 2025 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa bllokadat dhe protestat e studentëve për shkak të vdekjes së 15 personave në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar po vazhdojnë edhe në vitin 2025, në vend të përgjegjësisë që kërkojnë, ata mund të kenë referendum.

    Kështu po raporton BBC në edicionin serb. Sipas tyre, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri thirrje për një referendum këshillues për shkarkimin e tij, përcjell Insajderi.

    Ai e paraqiti propozimin duke iu referuar të dhënave të anketës së misionit kërkimor ‘Crta’, sipas të cilave 61 për qind e banorëve serbë mbështesin protestat e studentëve dhe 52 për qind e tyre do të votonin për shkarkimin e Vuçiqit në referendum.

    Referendumi këshillëdhënës “nuk është ligjërisht i detyrueshëm”, kështu që organet legjislative dhe ekzekutive nuk janë të obliguara të veprojnë në përputhje me vendimin e referendumit, thuhet në Ligjin për Referendum dhe Nisma Popullore.

    Ai ndryshon nga referendumi detyrues, i cili gjithashtu miratohet me shumicën e votave të votuesve dhe që “prodhon efekt juridik nga dita e shpalljes së rezultateve të përgjithshme të referendumit”, shton ligji.

    Deputetët e koalicionit qeverisës atje do të dorëzojnë 100 nënshkrime të mërkurën për të mbajtur një referendum këshillues për besimin ndaj presidentit, njoftoi kryetarja e Kuvendit serb, Ana Brnabiq. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark