“Njerëz, duhet ta dimë, na tregoni, a mund të llogarisim që, nëse i plotësojmë atë çfarë kërkoni, të bëhemi anëtare e BE në vitin 2025 apo nuk mundemi. Kështu na keni thënë para dy vjetëve. Vetëm na thoni, ta dimë, të llogarisim cila është ardhmëria jonë, ka thënë Vuçiq në konferencë për gazetarë pas takimit me përfaqësuesit e grupit të Vishegradit.
Në pyetje të një gazetari, çfarë mund të bëjnë vendet tjera për ta përshpejtuar procesin e hyrjes së Serbisë në BE, Vuçiq ka thënë se Serbia ka nevojë që para përfaqësuesve evropianë të flet haptas për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Nëse guxoj të them në një fjali, por që askush në Evropë të mos zemërohet, ne kemi nevojë që dikush haptas, para gjithë përfaqësuesve evropianë të flet për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor, e jo vetëm të takohem në mes veti. Prandaj jam i sigurt se për këtë mund të shpresojmë nga grupi i Vishegradit”, ka thënë Vuçiq.
Ai thotë se kërkon ndihmë për t’i kryer reformat e rëndësishme ekonomike.
“Vetëm kërkojmë përkrahje. Nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë respekt për Serbinë dhe do të dimë të kthejmë këtë. Sikur të kishim marrë 10 miliardë euro si përkrahje, do të ishim në një nivel më të lartë, ne nuk kërkojmë lëmoshë”, përsërit ai, “ne kërkojmë respekt”./Insajderi.com.