Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka postuar disa foto të ministrit serb, Aleksandër Vulin duke bërë homazhe te statuja e Milloshevicit.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se çka do të ndodhte sikur një ministër gjerman do ta nderonte kështu Hitlerin.
“Derisa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic është sot në Berlin, ministri i tij, Aleksandri tjetër, është duke bërë homazhe te statuja e Milloshevicit. Imagjinoni nëse një ministër gjerman do ta nderonte kështu Hitlerin”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com