Vuçiq në hall, ia ndalon edhe një vend tjetër fluturimin për të shkuar në Moskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq në hall, ia ndalon edhe një vend tjetër fluturimin për të shkuar në Moskë

    Insajderi
    06 May 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Autoritetet letoneze ia ndaluan aeroplanit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”.

    Ndryshe, autoritetet lituaneze më parë e ndaluan fluturimin për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.

    Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 9 maj.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark