Pas publikimit të lajmit për marëveshjen në mes të Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, presidenti serb edhe një herë, me plotë zemërim iu drejtua publikut serb me një intervistë për televizionin proqeveritar serb TV Pink, duke u përpjekur ta bindë publikun serb për “suksesin e tij dhe përfitimet e Serbisë” nga Marrëveshjen e Uashingtonit.
Kur u përmend pika e Marrëveshjes për hekurudha, Vuçiq ka pretenduar se “e ka zbuluar hilen e madhe të kosovarëve” në lidhje me këtë.
“Më lejoni t’ju zbuloj të gjitha hilet e tyre, kjo është arsyeja pse ata u ndien të mposhtur në Uashington, … ata duan të ndërtojnë hekurudhën përmes veriut të Kosovës, Mitrovicës, Zveçanit dhe Leposaviqit për t’u lidhur me hekurudhën e Kraljevës dhe Rashkës, të na marrin hekurudhat tona serbe në veri të Kosovës e çfarë është shumë e rëndësishme për lidhjen e veriut të Kosovës me Serbinë”.
“Për këtë arsye ne kemi kërkuar në Uashington edhe rrugën edhe hekurudhën Prishtinë-Merdare, për çka”, siç pretendon Vuçiq, “shqiptarët nuk ishin të intresuar”.
“Shqiptarët donin të ndërtonin hekurudhën përmes veriut të Kosovës, por pala serbe në Uashington luftoi për hekurudhën dhe autostradën Prishtinë-Merdare.
Kur bëhet fjalë për liqenin e Ujmanit, Vuçiq “zbulon” se ka vërejtur se si “Matthew Palmer shumë rezistoi” dhe insistonte që sa më parë të kryhet kjo pjesë e marrëveshjes.
“Pra, pasi rezistonte, e kam ditur se është kundër marrëveshjes”, lavdërohet Vuçiq, “ska problem, tani do të shohësh ti gjeni, kur t’i ndajmë burimet energjetike, sepse për momentin kemi “një asgjë” nga Ujmani. Krejt për shkak të ekspertëve të cilët e kanë qeverisur Serbinë, na tani kemi një “zero” nga Ujmani”, ka thënë Vuçiq.
Mirëpo tani, autoritetet e Kosovës “do të duhet ta ndajnë Ujmanin me serbët, dhe ky është gjithashtu suksesi ynë që e kjo ka hyrë në marrëveshjen e Uashingtonit”.
“Deri tani përveç që kemi mundur të notojmë në Ujman dhe që diçka është furnizuar Zubin Potoku, nuk kemi pasur asgjë. Epo, hajde tani të shohim se sa bukur do t’i ndajmë ato burime energjetike në përputhje me marrëveshjen e Uashingtonit”, ka pretenduar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq./Insajderi.org.