Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fillon vizitën dy-ditore në Republikën Çeke sot me bisedime me presidentin Milos Zeman mbi bashkëpunimin ekonomik dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
Zeman njoftoi se temat e bisedës do të jenë bashkëpunimi ekonomik me mbështetjen e ndërsjellë të investimeve, pandemia kovid-19, ku ai është i interesuar në përvojat serbe me vaksinimin kundër kësaj sëmundje. Temë e bisedës do të jetë gjithashtu çështja e zgjerimit të BE-së, e cila është një përparësi afatgjatë e politikës së jashtme Çeke dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ku ka dështuar iniciativa e Zeman nga viti 2019 për ta tërhequr njohjen e Kosovës nga ana e Republikës Çeke, raporton pink.rs, transmeton Insajderi.org.
“Unë vlerësoj politikën e jashtme të pavarur të Serbisë. Ai është një popull krenar dhe nuk e lejon veten të tërhiqet nga asnjë presion i huaj”, ka thënë presidenti çek, i cili është i njohur si përkrahës i madh i Serbisë, kur ajo i kundërshton vendimet dhe kërkesat e botës demokratike.
Presidentët Vuçiq dhe Zeman gjithashtu do të shkëmbejnë dekorata të larta shtetërore.
Të mërkurën, Vuçiç do të diskutojë bashkëpunimin ekonomik, çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe luftën kundër pandemisë kovid-19 me kryeministrin Çek Andrej Babiç./Insajderi.org.