Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “sa i përket vaksinimit të serbëve të Kosovës, do të zbatohet “mënyra hibrid”, ku një pjesë e tyre do të vaksinohen në Serbi, ndërsa një pjesë në Serbi”.
“Do të kërkohet mënyra hibrid, gjegjësisht, një pjesë e serbëve nga veriu i Kosovës, nga të katër komunat, një pjesë e tyre do të vaksinohen në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa një pjesë në komunën e Rashkës. Një pjesë e serbëve nga Anamorava do të vaksinohet në Bujanoc dhe Vranje. Për njerëzit nga Zhupa dhe Shtërpce, si dhe për ata nga Dukagjini dhe Graçanica, do të shohim se si do t’ja bëjmë”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.org.