Presidenti Vuçiq në një bisedë telefonike me presidentin e Izraelit Isaac Hercog është ankuar se njohja e Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj, por në të njëjtën kohë “ai shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit, për të cilën ai uroi sukses”, ka kumtuar shërbimi i Vuçiqit për shtyp.
Vuçiq ka shprehur pritshmërinë e tij që presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si “mënyra e vetme për të zgjidhur, çështjen e ndjeshme të Kosovës”.
Herzog dhe Vuçiq pretenduan se shpresojnë se të dy vendet do të krijojnë kontakte më të shpeshta, në mënyrë që të diskutojnë rregullisht tema me interes të përbashkët./Insajderi.org.