×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: “Non-paper-in” e bëri dikush shumë më dinak se unë

    Insajderi
    27 April 2021 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dikush shumë më i mençur dhe më dinak se ai doli me “non-paper” për Kosovën.

    Ai shtoi se ai është dikush që i njeh marrëdhëniet në Ballkan dhe se “interesat janë të ndërlidhura” si të Serbisë ashtu edhe të shqiptarëve.

    “Mbëmë pasi u ktheva nga Brukseli në orën një e gjysmë e kam lexur atë letër, ajo letër ishte e përpiluar nga dikush që është shumë i mençur, shumë më i mençur se unë, dhe shumë më dinak. Unë shoh që të gjithë e mohojnë, por më shumë brenga më ka shkaktuar ky “non-paper” i dytë sesa ai pari.

    Ai shtoi se letra u shpik nga dikush që është shumë i zgjuar.

    “Një gjë kryesore që është në atë letër – është njohja e Kosovës së pavarur, e çka është e tmerrshme – këtu janë 90 përqind e gjërave që janë më pak të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme na ngarkon neve”, ka thënë ai.

    Shumë gjëra këtu do t’u jepeshin serbëve, thotë ai dhe paralajmëron se gjëja kryesore në atë letër është njohja e Kosovës së pavarur, “e çfarë është e tmerrshme”.

    Siç tha ai, rreth 50 të njerëzve në botë po merren me çështjen e Kosovës dhe se dyshon në një person.

    “Bëhet fjalë për një grua me zgjuarsi fantasktike, sepse konsideroj se askush tjetër nuk mund ta përpilonte dhe ta bënte atë”, ka thënë ai, duke shtuar se motivet politike ende nuk janë diskutuar.

    “Njohja e pavarësisë është e papranueshme”, ka thënë Vuçiq, por shtoi se e gjithë kjo nuk është “hedhur” rastësisht.

    “Askush ende nuk na ka prezantuar atë letër, por do ta shohim. Unë nuk dua të paragjykoj. Unë nuk mund t’i duroj reagimet që pasojnë pas pesë sekondave dhe të them menjëherë se është e gjitha e papranueshme”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se gjithçka do të shikohet ngadalë dhe do të analizohet, si dhe do të shihet nëse dyshimet e tij për atë person janë të arsyetuara”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark