×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk do të ketë “Stuhi” tjera

    Insajderi
    09 October 2020 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nuk do të ketë “Stuhi” ose  dëbime tjera të popullatës serbe nga Kosova”, ka deklaruar sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me pretendimet e mediave pro qeveritare serbe se shërbimet sekrete serbe “paralajmërojnë se janë duke u përgatitur provokime dhe sulme ndaj serbëve të Kosovës të organizuara nga shqiptarët, në mënyrë që të krijojnë paqëndrueshmëri”.

    Kur u pyet se si e komenton këtë dhe si do të mbrojë shteti serb njerëzit në Kosovë, Vuçiq u përgjigj se nuk është e lehtë, sepse Serbia nuk ka kontroll efektiv në Kosovë, por, sipas tij, “ai ka arritur të shpëtojë shumicën e popullit serb në Kosovë me politikë të mençur dhe bisedime, e që është duke vazhduar ta bëjë këtë”.

    “Por, unë tashmë kam thënë që nuk do të ketë “Stuhi” të reja, as dëbime të popullsisë, dhe ne qëndrojmë pranë kësaj. Por, do të luftojmë në mënyrë diplomatike, do të informojmë, paralajmërojmë…”, tha Vuçiq.

    Presidenti serb tha se “ai personalisht dëshiron të besojë në arsye të shëndosh dhe se shqiptarët gjithashtu e kuptojnë se asgjë nuk mund të zgjidhet me armë, por që vetëm përmes bisedave, kokave të ftohta dhe kompromiseve mund të arrijmë një jetë më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët”.

    Mediat serbe sot raportuan se shërbimet sekrete serbe “e paralajmëruan kreun e shtetit se në ditët në vijim serbët në Kosovë, veçanërisht ata në enklava, do të jenë shënjestër e provokimeve të organizuara dhe sulmeve nga shqiptarët, e të gjitha këto me qëllim të krijimit të paqëndrueshmërisë që do të çonte në bllokimin e dialogun Kosovë-Serbi, si dhe pengesë për bashkëpunimin me Gjykatën Speciale në Hagë”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark