Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në takimin me ministrin e jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov ka marrë disa informata të rëndësishme prej tij.
Ai, ka thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë, ashtu siç ka bërë Mali i Zi.
Vuçiq ka theksuar se e falenderon Rusinë për përkrahje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
Ai ka pretenduar se Serbia do të vazhdojë të blejë gaz prej Rusisë dhe se kur amerikanët e kanë pyetur përse Serbia ende blen gaz nga Rusia, ai është përgjigjur se “ky është gazi më i lirë”.
Ndërsa ministri i jashtëm i Federatës Ruse, Sergei Lavrov ka deklaruar se Moska e përshëndet politikën e udhëheqjes serbe të neutralitetit ushtarak dhe mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai gjithashtu ka thënë se ka biseduar me Vuçiqin për “problemin e pazgjidhur të Kosovës” dhe ka përsëritur se Rusia angazhohet se “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të jetë bazë e marrëveshjes eventuale në mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Qëndrimi ynë është i pandryshuar, angazhohemi për gjetjen e kompromisit në bazë të Rezolutës 1244 dhe përkahim vetëm atë vendim i cili i përgjigjet Serbisë”, ka pretenduar shefi i diplomacisë serbe. Lavrov gjithashtu e ka kritikuar BE sepse nuk reagon “në sabotimin e Kosovës e cila nuk po i realizon marrëveshjet e arritura gjatë viteve, duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”./Insajderi.org.