×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk duhet të gënjejmë, nuk ka anëtarësin në BE pa zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën

    Insajderi
    02 September 2021 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në Bled se është i shqetësuar për faktin se Kosova nis me aksionin e ri të lobimit për njohje, si dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, transmeton televizioni publik serb RTS.

    Vuçiq në një deklaratë për gazetarë, pas bisedimeve me të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, ka thënë se është i shqetësuar për informacionin mbi zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

    “Unë jam i shqetësuar për faktin, dhe ne morëm informacion, jo nga Miroslav Lajçak, por nga burime të inteligjencës, se Prishtina do të ndalojë plotësisht zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori”, ka thënë Vuçiq.

    Ai deklaroi se Kosova po fillon një aksion të ri lobimi për njohjen e pavarësisë si dhe me kërkesat për t’u pranuar në organizatat ndërkombëtare, prej Interpolit deri në UNESCO.

    Vuçiq ka thënë se sa herë që Serbia ftohet në Bruksel, ajo do të përgjigjet dhe se do të jetë gati për bisedime.

    “Ne nuk mund të jemi pjesë e BE -së derisa nuk zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, dhe kjo është e qartë për të gjithë dhe nuk duhet të gënjejmë”, ka shpjeguar Vuçiq. Ai theksoi se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë në nivelin teknik dhe se ai pret që Lajçak së shpejti të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark