Vuçiq nuk e lejon krijimin e FAK-ut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nuk e lejon krijimin e FAK-ut

    Insajderi
    08 June 2016 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputet i Listës Serbe, Nenad Rashiq, nuk beson se Kryeministri Aleksandar Vuçiq do t’i japë leje Listës Serbe për të votuar Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese, që i ndryshojnë emrin dhe misionin FSK-së.

    Në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, Rashiq tha se Serbia vlerëson që nuk është në të mirë të serbëve të Kosovës nëse themelohen Forcat e Armatosura.

    “Nuk besoj, në këtë rast, sic thash edhe më herët, sipas eksperiencës time që kam Beogradi zyrtar konsideron që nuk është në interes të serbëve të Kosovës themelimi i Forcave të Armatosura”, ka thënë Rashiq.

    Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës ka mbetur pezull për shkak të bllokimit që po i bën kësaj çështjeje Lista Srpska. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark