Vuçiq: Nuk e pranojmë ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk e pranojmë ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

    Insajderi
    29 March 2024 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke mbajtur konferencë në të cilën është duke folur kryesisht për Kosovën.

    Ai ka thënë se për ta nuk është i pranueshëm vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

    “Serbia nuk mundet dhe nuk do ta pranojë atë vendim”, tha Vuçiq.

    “Nuk do të na detyroni që të pranojmë diçka sepse ne jemi të mirë dhe të sjellshëm. Ju na thoni “do t’ua ledhatojmë shpinën”. Mos na e ledhatoni më shpinën. Mjaft na keni gënjyer dhe mashtruar”, ka thënë Vuçiq.

    Në paraqitjen e tij Vuçiq ka folur edhe për 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark