Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim para qytetarëve se ende nuk kemi marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja.
Ai madje, tha se nuk ekziston asnjë letër me propozimet evropiane për marrëveshjen mes palëve, shkruan Insajderi.
Tutje, Vuçiq shtoi se sapo të ekzistojë ajo letër do ta informojë opinionin dhe do të tregojë se çfarë është e keqe apo e mirë.
“Kam punuar tre ditë me ta për këtë çështje, kemi dorëzuar propozimin tonë dhe shqiptarët kanë dorëzuar propozimin e tyre. Ne nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli dhe ajo letër ende nuk ekziston, deri më sot deri në orën 18:00”, tha Vuçiq në takimet e ditëve të mëparshme me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, raporton Tanjug.