Vuçiq: Nuk ka bisedime me Kurtin derisa të lirohen të gjithë serbët në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq: Nuk ka bisedime me Kurtin derisa të lirohen të gjithë serbët në veri

    Insajderi
    20 June 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa të tërheqë policinë speciale në veri.

    Deklaratën, Vuçiq e dha pas takimeve me kryeministrin dhe presidentin e Hungarisë në Paliq.

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se vendi i tij po i ndiqte ngjarjet në Kosovë dhe po shihte se çfarë po u bëhej serbëve, por ai i tha Vuçiqit se Serbia duhet të lironte tre policët e arrestuar të Kosovës.

    Aleksandër Vuçiç ka theksuar kushtet për bisedën me Kurtin dhe ka thënë se atëherë duhet të diskutohet për formimin e Asociacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark