×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk ka përparim të Serbisë nëse e ka kundërshtare Gjermaninë

    Insajderi
    02 September 2021 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Serbinë, por  nuk mundi të specifikojë datën e vizitës, transmeton gazeta serbe “Novosti”.

    “Unë besoj se do të jemi nikoqirë të mirë dhe se do të jemi në gjendje të flasim dhe të mësojmë për pikëpamjen gjermane të Ballkanit”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

    Vuçiq theksoi se shteti nuk mund të përparojë, nëse e ka Gjermaninë si kundërshtare, por vetëm kur e ka atë në anën e saj.

    Sot fillon Forumi Strategjik i Bledit fillon në Bled, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit si dhe liderëve të vendeve tjera evropiane dhe zyrtarëve të BE-së, dhe fokusi i mbledhjes dy-ditore do të jetë e ardhmja e Evropës./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark