Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmë se nuk do të ketë raund të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel deri në fund të këtij muaji, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
U pyetur se a do të ketë dialog këtë muaj, Vuçiq ka thënë se nuk do të ketë, por se ai është gjithmonë i gatshëm të shkoj në Bruksel.
“Bisedimet gjithmonë janë frytdhënëse dhe gjithmonë mund të sjellin diçka të mirë”, ka thënë ai./Insajderi.org.