Vuçiq nuk lejohet të vijë në Kosovë me këta dy ministra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nuk lejohet të vijë në Kosovë me këta dy ministra

    Insajderi
    27 March 2017 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që ta vizitojë për disa orë Leposaviqin të mërkurën e kësaj jave.

    Në kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës, Vucic ka kërkuar leje që së bashku me të në Kosovë të vijnë edhe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic. Këtyre të fundit më parë iu ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

    Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria e Kosovës për aprovimin e kësaj vizite, shkruan Express.

    RTK2 raporton se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

    Institucionet kosovare kërkesën e Vucicit e kanë marrë javën e kaluar, derisa në disa nga rastet e fundit Qeveria e Kosovës ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të Qeverisë serbe, duke ua ndalur atyre hyrjen në territorin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark