Vuçiq: Nuk nënshkrova asgjë, zgjidhja qëndron në planin e zbatimit të marrëveshjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq: Nuk nënshkrova asgjë, zgjidhja qëndron në planin e zbatimit të marrëveshjes

    Insajderi
    28 February 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nuk jemi pajtuar, kemi biseduar dhe do të ketë bisedime të mëtejme – asgjë më shumë se kaq”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takimin e djeshëm të Nivelit të Lartë në Bruksel, pavarësisht asaj se Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, e shpalli zyrtarisht pranimin e plan-propozimit evropian nga të dyja palët, shkruan Insajderi.

    Janë vetëm dy gjëra të cilat nuk do të jenë pjesë e bisdimeve, tha Vuçiq në televizionin publik serb – njohja e Kosovës dhe lejimi i anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Çfarëdo që bën Kosova, perëndimi do t’i mbrojë ato, tha Aleksandar Vuçiq. “Teksti i BE’së erdhi si ide e [kancelarit federal gjerman] Olaf Scholz dhe [presidentit francez] Emmanuel Macron, ata sollën dokumentit, nuk e pyetën askënd. Nuk kishte mundësi për ta negociuar fare.  Thanë ose merreni ose lëreni”.

    Ka kërcënime të ashpra ndaj Serbisë, tha Vuçiq, derisa shpjegoi se rrezikojnë të bëhen shtet “pariah” krejtësisht e izoluar në kontinentin evropian.

    “Unë nuk morra pjesë në negociata, kjo na u soll neve, ose e doni ose nuk doni”, ripërsëriti ai, derisa shtoi se Serbia “nuk ka fare hapësir manovrimi” kur çështja bjen te teksti i marrëshjes, siç e citoi “Danas”, transmeton Insajderi.

    “Le të bëjmë një plan zbatimi, le të pajtohemi se çfarë të zbatojmë. Nuk dua anëtarësim në OKB, këtë e kam përsëritur 50 herë. Ne do të bëjmë plan zbatimi, atëherë do të propozojmë diçka dhe të diskutojmë gjihçka, por këtë nuk do ta nënshkruaj”, tha ai për takimin e djeshëm, derisa tha se zgjidhja qëndron tek plani i zbatimit.

    “Pjesë e ekipit tim menduan se ata do të dilnin me lajmërimin se Albin Kurti nuk është i gatshëm për Asociacuionin, por unë e dija që kjo nuk do të ndodht dhe se ata do të manovronin, që do të kishte njëfarë mesazhi të balancuar”.

    “Njerëzit thonë se ne nuk kemi reaguar në asnjë mënyrë dhe se nuk kemi pasur kundërshtime, gjë që nuk është e vërtetë. Ja këtu i kam sjellur përgjigjet tona, në gjashtë faqe dendësisht të shkruara, shihni se sa precize ishte non-paper i ynë, i bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Lexojeni”, transmeton Insajderi.

    Ai tha se është i çuditur që njerëzit në Serbi “nuk po e ditkan” që Gjermani dhe Franca e njohin Kosovën.

    “Plani ynë është të krijojmë një udhërrëfyes dhe të flasim. Një udhërrëfyes për atë se çfarë po zbatojmë. Po bëjmë planin e zbatimit, prandaj po vjen Lajçak këtu dhe në Prishtinë. Dhe ne aty do të propozojmë gjithçka. Jam gati të diskutoj gjithçka, sikur plani i zbatimit, por këtë nuk do ta nënshkruaj”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark