×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq paguan nga 3.000 dinarë për ata që duan të vaksinohen

    Insajderi
    06 May 2021 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një pagesë prej 3.000 dinarësh për ata qytetarë që morën të dyja dozat ose vetëm një dozë të vaksinës.

    “Pra, të gjithë pensionistët që janë vaksinuar, të gjithë ata mbi 16 vjeç që janë duke u vaksinuar dhe që janë vaksinuar, qoftë një ose dy herë, deri më tani, dhe të gjithë ata që do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj, do të marrin një pagesë prej 3.000 dinarësh nga shteti”, ka thënë Vuçiq.

    Ai për televizionin serb Pink, ka thënë se me këtë ata duan të shpërblejnë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe të inkurajojnë të tjerët të bashkohen në lëvizjen e njerëzve të përgjegjshëm dhe seriozë.

    Vuçiq shtoi se ai shpreson se do të ketë tre milion njerëz që do të vaksinohen me një dozë deri më 31 maj, dhe se duke bërë kështu, “ne do të arrijmë të ashtuquajturën imuniteti kolektiv”.

    Presidenti i Serbisë shtoi se qytetarët të cilët janë vaksinuar do të kenë të drejtë për pushim me pagesë, ndërsa ata që nuk kanë marrë as një dozë të vaksinës nuk do të marrin.

    “Do të ketë gjëra të tjera që qeveria po i shqyrton. Nëse jeni infektuar por keni marrë dy vaksina, me faj të dikujt tjetër, keni të drejtë, nëse punoni në organe shtetërore keni të drejtë për pushim mjekësor me pagesë. Ndërsa nëse nuk jeni të vaksinuar, nuk do të keni pushim me pagesë”, ka deklaruar Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark