​Vuçiq paralajmëron katër ditë bisedime me serbët në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Vuçiq paralajmëron katër ditë bisedime me serbët në Kosovë

    Insajderi
    08 June 2023 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

    Teksa protestuesit serbë në Leposaviq, Zubpin Potok dhe në Zveçan vazhdojnë të protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

    Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq nuk la pa shfrytëzuar rastin për të manipuluar me opinionin se gjoja “protestuesit serbë po luftojnë për të drjetat e tyre”, ndërkohë që ishte vet ai që nxiti serbët të mos dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të Kosovës.

    Madje, ai ka akuzuar Kosovën duke pretenduar se përmes “provokimeve” po synon të zgjidhë problemet, kur dihet se ishin protestuesit serbë, policë e ushtarë të Serbisë dhe njerëz të BIA-s që sulmuan Policinë, KFOR-in dhe gazetarët në veri të Kosovës.

    Ndërkaq për zgjedhjet në Serbi foli kryeministrja serbe Ana Brnabiq, e cila paralajmëroi se do të dorëhiqet.

    Ajo ka shtuar se daljen nga kriza të cilën e ka kapluar Serbinë janë zgjedhjet paramentare deri në fund të vitit.

    Porse, ishte Vuçiq ai që tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore në Serbi. Ai tha se kurrë nuk do ta marrë një vendim të tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark