×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pas fitores së Trump: Situatë pak më e favorshme për ne

    Insajderi
    06 November 2024 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se priste marrëdhënie të mira me SHBA-në pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp me kryeministrin çek Petr Fiala në Pallatin e Serbisë në Beograd, Vuçiq tha se Serbia kishte arritur të mbajë marrëdhënie të mirë me Trump pas mandatit të tij të parë presidencial, raportojnë mediat serbe, përcjell Insajderi.

    “(Kjo është) një situatë pak më e favorshme për ne, por nuk do të ketë ndryshime tektonike”, tha ai.

    Ai vuri në dukje se do të presë presionin e SHBA-së për bashkëpunimin e Serbisë me Kinën, e cila sipas tij shihej nga Uashingtoni si “kundërshtar strategjik në skenën globale”.

    Ai shtoi se pret që lufta në Ukrainë të merrte fund pas fitores së Trump. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark