Krijimi i Asociacionit është kushti për rikthimin e serbeve të Kosovës në institucione. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Vuçiq, pas takimi që zhvilloi në Rashkë me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovës.
Por sipas tij, Prishtina nuk është aspak e interesuar për formimin e asociacionit, por vetëm për njohjen de fakto dhe de jure. Vuçiq, i cili shoqërohej nga kryeminsitrja serbe Ana Brnabiç dhe ministra të tjerë serbë, foli për mospjesmarrjen e listës serbe në zgjedhjet lokale në veri të vendit më 23 prill.
Ai u bëri thirrje qytetarëve në Kosovë të jenë të bashkuar dhe të sillen sipas vendimeve që do të merren.
“E di që keni marrë vendimin të mos merrni pjesë në zgjedhje. U bëj thirrje të gjithëve ne Kosovë dhe Metohi të jenë të bashkuar dhe respektojnë vendimet që do të merren. Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së veriut, por është më mirë që gjërat të jenë të qarta dhe të mos pretendojnë më se janë vendi më demokratik në rajon”, Aleksandër Vuçiq.
Duke ju referuar plagosjes së një pjesëtari të komunitetit serb nga policia e Kosovës më 10 prill, Vuçiq tha se Kurti po angazhohet çdo ditë që të ndodhin gjëra të shëmtuara dhe incidente.
Serbet janë të frikësuar sipas tij, ndërsa qëllimi i Kosovës sipas Vuçiq është ti provokojë ata në mënyrë që të shtyje Beogradin drejt një konflikti me NATO-n.
Qëllimi i tyre i vetëm është që të provokojnë sa më shumë te jete e mundur në mënyrë që ta paraqesin vetëm si njëlloj Zelenski të kërcënuar dhe të na shtyjnë neve në një konflikt me NATO-n dhe të çlirojnë botën nga ato që sipas tyre janë shërbëtorë të rusëve.
Presidenti serb tha se kishte ardhur me konkluzione të gatshme dhe një platformë, masash të sigurisë, politike, sociale dhe ekonomike të cilat i kishte përgatitur së bashku me kryeministren. Ai njoftoi stimuj ekonomike prej 28 milion eurosh nga buxheti i Serbisë për serbët e Kosovës.