Vuçiq tallet me Bislimin: Nuk e ka lexuar fare planin franko-gjerman - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq tallet me Bislimin: Nuk e ka lexuar fare planin franko-gjerman

    Insajderi
    11 January 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ose [Besnik Bislimi] s’e ka lexuar marrëveshjen ose po përgatisin ndonjë veprim të ri ndaj nesh”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pyetur nga gazetarët se si e komenton deklaratën e zv/kryeministrit Bislimi se plani franko-gjerman është më i favorshëm për Serbinë se sa për Kosovën, shkruan Insajderi.

    Mes tjerash, Vuçiq tha se “Prishtina s’ka mjete për të bërë ndonjë gjë” ngase, siç vazhdoi të thotë ai, “po të kishin, do të kishin mundur t’i heqin edhe barrikadat”.

    Ndërkaq Vuçiq iu referua specifikisht zv/kryeministrit të parë kosovar se “ai është një njeri fjalës të së cilit nuk mund t’i besohet”, siç e cituan mediat serbe, përcjell Insajderi.

    “Nuk kanë mënyra për ta bërë. Është një taktikë ku ne duhet të jemi të lumtur dhe të heshtur derisa dikush bëhet anëtare në OKB, por s’do të flas më shumë derisa ta pres zotin Derek Chollet”, tha Vuçiq.

    Derek Chollet në vizitën e tij të parë në rajon ka udhëtuar për në Prishtinë për të vazhduar mëpastaj në Beograd, ku dialogu Kosovë-Serbi do të jetë temë e diskutimeve me palët.

    Mes tjerash Vuçiq tha se rreth 20 janarit do të presë “katërshen e madhe” të ShBA’së dhe BE’së në Beograd në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark