Vuçiq për protestën më 19 shtator kundër të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”: Sikur t’i ketë urdhëruar Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuçiq për protestën më 19 shtator kundër të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”: Sikur t’i ketë urdhëruar Kurti

    Insajderi
    06 September 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, në një intervistë për Tv Pink ka folur për protestat masive që po organizohen tash e një kohë në Serbi kundër regjimit të tij.

    Siç ka thënë Vuçiq, me datën 19 shtator janë tu u përgatitur protesta të reja dhe se “shënjestra” e protestuesve, sipas tij, është e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe.

    Kreu i shtetit serb i cili është kthyer në Serbi pas vizitës së përbashkët që ka pasur në Kinë bashkë me Vladimir Putinin e Kim Jong Un, ka thënë se një protestë e tillë “duket sikur të ishte urdhëruar Kurti”

    “Ndërsa këta njerëz po rrihnin policinë, ata morën një vendim në Beograd, sikur Kurti t’i kishte urdhëruar ta bënin këtë, për të organizuar një demonstratë më 19 , dhe nuk do ta besoni, kundër Zyrës për Kosovën”, ka thënë presidenti serb.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark