Vuçiq për qeverinë e re serbe: Nuk do t’i shkelim miqësitë tradicionale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq për qeverinë e re serbe: Nuk do t’i shkelim miqësitë tradicionale

    Insajderi
    27 July 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të martën se Qeveria e re në Beograd “do t’i ruajë miqësitë tradicionale”.

    Në Serbi miqësi tradicionale cilësohen aleancat me Rusinë dhe Kinën.

    E pikërisht fakti që Serbia s’ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, ka bërë që perëndimi ta kritikojë Beogradin e të kërkojë të veprojë në këtë drejtim.

    Por Vuçiq thotë se “Qeveria e re do të mbrojë vetëm interesat e qytetarëve të saj”, raporton Tanjug.

    Në Serbi postin kryesor e ka presidenti të cilin e ushtron Aleksandër Vuçiqi – e roli i kryeministrit viteve të fundit nuk është vërejtur. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark