Kryeministri serb dhe kandidati për president Aleksandar Vuçiq, ka shfrytëzuar një takim elektoral në Jagodinë të Serbisë për të deklaruar rreth qëndrimit të NATO-s mbi inicimin e projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri.
Lideri i Partisë Progresive tha se është ndjerë jashtëzakonisht i emocionuar kur ka parë reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolternber, duke thënë se Aleanca nuk jep mbështetje Kosovës për të formuar ushtrinë e vet.
“Gati më dolën lotët nga gëzimi”, ka thënë ai para masës së mbledhur në një sallë sporti në Jagodina, raporton Insajderi.
Ai e cilësoi këtë si fitore të Serbisë.
“Kjo është fitorja jonë”, tha Vuçiq.
Ai më pas është bërë patetik duke thënë se tashmë nuk është edhe e rëndësishme gara për president pasi Serbia ka fituar shumë në atë që quajti “mbrojtje të Kosovës” që sipas Vuçiqit është ëndrra e çdo serbi./Insajderi.com