Presidenti i ri i Serbisë, Alesander Vuçiq, deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë po i quan se janë të koordinuara mes veti por edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Është padyshim një veprim i koordinuar mirë nga politikanët shqiptarë nga Shqipëria dhe nga territori i Kosovës dhe Metohisë, por edhe shqiptarë nga Lugina e Preshevës, dhe nuk ka dyshim, as përfshirja e njërës anë të shërbimit”, ka thënë sot Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuciq, raporton Tanjug.
“Në këtë drejtim, parashtrohen vetëm disa pyetje se a e bëjnë shqiptarët vetëm një gjë të tillë apo në bashkëpunim me të tjerë, ndoshta edhe nga kontinente të tjera, pse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre të vërtet”, citohet të ketë thënë Vuçiq./Insajderi.com