Vuçiq përplaset me gazetaren serbe në konferencë shkaku i raportimeve për djalin e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq përplaset me gazetaren serbe në konferencë shkaku i raportimeve për djalin e tij

    Insajderi
    15 June 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është përplasur me gazetaren e televizionit N1 në një konferencë për media.

    Vucic ka thënë se i përgjigjet secilës pyetje të televizonit N1, derisa thotë se këta të fundit e kanë shfaqur djalin e tij me një grup kriminelësh.

    “Çfarë të them, ata flasin më shumë për veten e tyre. Thonë se unë diskriminoj Nova S dhe N1-shin dhe u përgjigjem çdo ditë pyetjeve të tyre. A është kështu Sanja?”, i është drejtuar Vuçiq gazetares që ishte prezente në konferencë.

    Gazetarja serbe i është kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë se “Kur e kishte sulmuar N1 djalin tuaj”.

    Më pas ka vazhduar Vuçiq duke thënë se e kishte parë fotografinë e djalit të tij të rrethuar me vrasës në televizionin N1 apo Nova.

     “Pashë një foto të djalin tim me vrasës të shumtë në N1 ose Nova”, ka shtuar tutje Aleksander Vucic.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark