Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është përplasur me gazetaren e televizionit N1 në një konferencë për media.
Vucic ka thënë se i përgjigjet secilës pyetje të televizonit N1, derisa thotë se këta të fundit e kanë shfaqur djalin e tij me një grup kriminelësh.
“Çfarë të them, ata flasin më shumë për veten e tyre. Thonë se unë diskriminoj Nova S dhe N1-shin dhe u përgjigjem çdo ditë pyetjeve të tyre. A është kështu Sanja?”, i është drejtuar Vuçiq gazetares që ishte prezente në konferencë.
Gazetarja serbe i është kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë se “Kur e kishte sulmuar N1 djalin tuaj”.
Më pas ka vazhduar Vuçiq duke thënë se e kishte parë fotografinë e djalit të tij të rrethuar me vrasës në televizionin N1 apo Nova.
“Pashë një foto të djalin tim me vrasës të shumtë në N1 ose Nova”, ka shtuar tutje Aleksander Vucic.
Vučić o napadima na sina: “Šta da vam kažem, više govore o sebi! Kažu da ja diskriminišem N1 a odgovaram im svaki dan na pitanja. Je l’ tako Sanja (sa N1)?”
— Detektor laži (@LaziDetektor) June 15, 2022
Sanja – N1: “Kad je N1 napao Vašeg sina!”
Vučić: “Video sam sliku svog sina sa višestrukim ubicama na N1 ili Novoj S!” pic.twitter.com/y564AaYTtQ