“Haradinaj është njeri i rrezikshëm, ndërsa Shqipëria e Madhe është kërcënim për të gjithë”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ai këtë ka thënë me rastin e deklaratës së Haradinajt mbi referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe ka pretenduar se “Serbia ka përgjigje të duhur për këtë”.
Në pyetje të gazetarëve të komentojë deklaratën e Haradinajt, Vuçiq ka thënë: “Përgjigja ime është – ju bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”.
Ai ka thënë se do të dëshironte të dëgjonte më shumë reagime nga Uashingtoni, Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë.
Siç tha ai, “Mos e dhashtë Zoti që dikush nga pala jonë të flasë për ndonjë lloj të bashkimit në Ballkan… jo vetëm që do të na futnin sanksione, por ata gati do të na bombardonin”.
“Haradinaj është një njeri i rrezikshëm dhe një politikan seriozi cili pretendon të bëhet presidenti i ri i Kosovës, dhe nëse ai do të zgjidhej me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë ata do të kishin një qeveri të Kosovës me një “ashtuquajturin president” të Kosovës, e cila do të angazhohet për bashkimin me Shqipërinë”, pretendon Vuçiq./Insajderi.org.