×
  • Lajme
  • Lajme

    ”Vuçiq po e mohon aktin e Ibër Lepencit siç e mohoi Banjskën, por nuk i beson më kush”, thotë Dragan Shormaz

    Insajderi
    30 November 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dragan Shormaz ish-bashkëpartiaku i presidentit serb thotë se Aleksandar Vuçiq mohon se qëndron pas aktit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në afërsi të Zubin Potokut, ashtu siç kishte mohuar edhe sulmin terrorist në Banjskë një vit më parë.

    Ai ka thënë se Vuçiq gjithnjë bënë përpjekje për justifikim.

     “Gjithë ditën Aleksandar Vuçiq dhe grupi i tij justifikohen ‘nuk jemi ne, nuk është Serbia’! Pra, si pas Banjskës ju nuk ishit i dyshuar dhe nuk e keni ekstraduar apo gjykuar Radoiçiqin!”, ka shkruar Shormaz në rrjetin social X.

    Shormez tutje thotë se pak kush i beson presidentit serb pas fshehjes që ai bëri për vdekjen e 15 serbëve në Novi Sad nga rënia e murit të stacionit hekurudhor.

    “Kush mund t’ju besojë kur keni treguar se jeni gati të bëni gjithçka për të “fshehur” përgjegjësinë për 15 të vdekur!”, ka shkruar ai në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark