“Vuçiq po ia mundëson Rusisë rekrutimin e mercenarëve serbë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vuçiq po ia mundëson Rusisë rekrutimin e mercenarëve serbë”

    Insajderi
    27 August 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po ia mundëson Rusisë që të rekrutojë mercenarë nga Serbia me qëllim që t’i vrasin ukrainasit”.

    Kështu u shpreh avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq në platformën X, duke shtuar se deri më tani qindra serbë, nga Serbia dhe Republika Srpska në Bosnjë, janë bërë pjesë e njësive ushtarake ruse.

    Stojkoviq pohon se Agjencia serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) po e inkurajon rekrutimin krah forcave të Kremlinit.

    “BIA për detyrë e ka ta parandalojë rekrutimin për Ushtrinë ruse, si përmes veprimeve kundërzbuluese ashtu edhe veprimeve kriminale-operative. Por nuk e pengon, në të kundërtën, ajo me sjelljen e saj po e inkurajon këtë. Kreu i BIA-s është Aleksandar Vulin, bashkëpunëtori më i ngushtë i Aleksandar Vuçiqit dhe ekzekutuesi besnik i tij”, theksoi ai.

    Sipas avokatit, Vuçiq së bashku me kreun e serbëve në Bosnjë, Milorad Dodik po i inkurajojnë serbët e Republika Srpskas që të rekrutohen përkrah ushtrisë ruse.

    “Aleksandar Vuçiq e fton Milorad Dodikun në të gjitha ngjarjet politike, siç është përurimi i stadiumit në Leskovc dhe ai inkurajon serbët nga Republika Srpska që të rekrutohen në Ushtrinë ruse për të vrarë ukrainasit në tokën e tyre”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark