Vuçiq: Po t’i kisha vendosur sanksione Rusisë do të isha kampion i demokracisë, ndërsa me njohjen e Kosovës fitues i Nobelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Po t’i kisha vendosur sanksione Rusisë do të isha kampion i demokracisë, ndërsa me njohjen e Kosovës fitues i Nobelit

    Insajderi
    18 February 2024 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndaj vendit të tij nuk janë vendosur sanksione edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Vuçiq këto deklarata i bëri për TV Prva ku ndër të tjera foli edhe për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Pavarësisht se Serbia se nuk e ka njohur Kosovën, nuk ka sanksione. Më e rëndësishmja, ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Do të isha kampion i demokracisë, do të merrja të gjitha çmimet e mundshme dhe çmimin Nobel, nëse do ta njihja Kosovën”.

    Ai komentoi edhe mbi çështjen e dinarit. Vuçiq tha se aktualisht nuk e dinë zgjidhjen për Kosovën

    “Kur ta di se cila do të jetë zgjidhja, do ta informojmë opinionin. Nuk e dimë tani. Borelli u trondit kur Kurti i tha se kishte dhënë një moratorium tremujor dhe ai po gënjen”, u shpreh ai.

    Vuçiq deklaroi se për shkak të rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, BE-ja brenda një dite humbi 10 për qind të mbështetjes në Serbi, e cila “nga 50 ra në 40 për qind”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark