Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se më 14 apo 15 gusht pritet që “të hapet dhunshëm” Ura e Ibrit.
Vuçiq, sipas B92’shit serb, “pret traziara në Kosovë”, përcjell Insajderi.
Ai ka thënë se pret nga misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR-i që të reagojë.
“Me datë 14 dhe 15 priten trazira në Kosovë dhe hapja e dhunshme e urës në Ibër, aty do të angazhohen edhe agjencitë e huaja. Ne kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se KFOR-i do ta bëjë punën e tyre”, deklaroi ai. /Insajderi.org/