Vuçiq pretendon se Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pretendon se Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera

    Insajderi
    26 December 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Do të ketë edhe vende tjera që do të tërheqin njohjen e Kosovës, vende nga kontinentet e bukura – Afrika e Azia”, u shpreh Vuçiqi në transmetuesin publik serb.

    Në këtë intervistë, ai foli edhe për sanksionet e mundshme amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë, që është nën pronësi të Rusisë.

    Këto sanksione, ai tha se i janë konfirmuar tashmë zyrtarisht.

    “Ajo që më shqetëson është vendosja e mundshme e sanksioneve. Kur them se është e mundur, sanksionet do të vendosen, sepse kjo më është konfirmuar zyrtarisht, jo jozyrtarisht. Tashmë thashë se është konfirmuar zyrtarisht, vetëm po presim momentin, do të jetë rreth 1 janarit”, tha Vuçiqi gjatë kësaj paraqitjeje në RTS.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark