Vuçiq pretendon se Kurti po “mashtron” dhe se ka një “plan” për referendumin në Veri: Do të flasë pasi ta takojë Lajçakun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pretendon se Kurti po “mashtron” dhe se ka një “plan” për referendumin në Veri: Do të flasë pasi ta takojë Lajçakun

    Insajderi
    09 March 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka folur për media për organizimin e referendumit në Kosovë për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.

    Siç pretendon presidenti serb, çështja e referendumit “është një mashtrim tjetër i Kurtit”, por thotë se për këtë çështje dhe për “planin e Kurtit” do të flasë pas takimit që do ta mbajë më 15 mars me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

    “Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd  më 15 mars, dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, ka thënë Vuçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark