Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vendosur ta ndajë një ekskluzivitet me mediumin arab “Al Alan”. Aty ka treguar se e ka dëgjuar edhe nga vetë ndërkombëtarët se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë.
Osmani këtë e ka thënë në një intervistë për medium, që është shpërndarë nga Presidenca e Kosovës në gjuhën angleze, pa përkthim e përshtatje, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kjo dëshmi është konfirmuar nga shumica e aleatëve tanë të rëndësishëm. Kjo dëshmi është ndarë me shtetet anëtare. Të çon direkt tek Vuçiq. Pra, nuk po flasim për humbjen e kontrollit të tij në disa banda. Ai i organizon këto banda. Pra, të gjithë e dinë dhe unë kam mjaft të ftuar dhe ndërkombëtarë që e kanë konfirmuar këtë. Kjo dëshmi është konfirmuar nga aleatë të ndryshëm, është në diskrecionin e tyre kur ata e publikojnë”, ka deklaruar Osmani, kur është pyetur për sulmin terrorist në Banjskë.
“Serbia ka kryer një akt agresioni. Ka pasur një hetim në vazhdim, rezultatet e të gjithëve çojnë tek krerët e institucioneve serbe”, vijon tutje ajo.
E pyetur lidhur me kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, ajo ka thënë se “ne jemi gati për çfarëdo skenari”.
Tutje, e para e vendit ka shtuar se Kosova po vazhdon t’i fortifikojë kufijtë me ndërkombëtarët për ruajtjen e sigurisë. /Insajderi.org/