×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq raporton para Kuvendit të Serbisë për dialogun me Kosovën

    Insajderi
    22 June 2021 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke e paraqitur raportin në Kuvendin e Serbisë për rrjedhën e dialogut me Kosovën.

    “I dashur kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, deputetë të nderuar, ministra në qeveri, motrat dhe vëllezërit tanë të dashur nga Kosova, sot të dashur qytetarë të Serbisë, nuk është detyrë e lehtë para nesh, dhe nuk është koha për disponim festiv, as për pritje shumë të larta në përputhje me realitetin që na rrethon”, ka filluar Vuçiq në të fjalimin e tij.

    Vuçiq ka theksuar se nuk është koha për pritje të tepërta që nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon. Ai falënderoi të gjithë ata që e kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovë, e cila nuk është vetëm një çështje e një entiteti, por edhe një çështje ekonomike dhe kulturore”.

    “E ardhmja e shtetit tonë varet gjithashtu nga mënyra se si gjenerata jonë do ta zgjidhë këtë çështje”. Me zvarritje nuk do ta zgjidhim këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, në mënyrë racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95.000 serbë dhe jo më shumë se 1.350,000 shqiptarë. Raporti i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15”, ka pretenduar Vuçiq dhe ka theksuar se “nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”.

    Siç ka raportuar kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiq, në këtë seancë po marrin pjesë edhe  kryesia e Listës Serbe, kryetarë të komunave, kryetarë të organeve të përkohshme, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe të ndërmarrjeve më të rëndësishme të biznesit nga Kosova./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark