×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq reagon për herë të parë pasi nuk u ftua nga SHBA-ja për Samitin për Demokraci

    Insajderi
    07 November 2021 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin se Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë ftuar në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden, tha se ai nuk dëshiron t’i prish marrëdhëniet me Rusinë, Kinën e vende të tjera për t’i bërë lajka dikujt për t’u futur në listë.

    “Të gjithë kanë të drejtë të thërrasin dhe ta vlerësojnë demokracinë e të tjerëve si të duan”, tha Vuçiq.

    Ai theksoi se detyra e tij është t’i ndihmojë qytetarët e Serbisë, “e jo Amerikën apo ndonjë shtet tjetër”.

    Mediumi amerikan, Politico ka zbuluar një listë që dëshmon mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mes shteteve të ftuara për Samitin për Demokracinë, të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden.

    Për dallim prej këtyre të triave, vende tjera të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e të ftuarve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark