Serbët janë dënuar në gjithsej 1.138 vjet burgim në gjykatën e Hagës, ndërsa kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët nuk janë akuzuar për krime kundër serbëve, gjë që tregon se drejtësia e Hagës është përshtatur, se askush nuk është përgjegjës për krimet kundër serbëve, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Në një fjalim në video-sesionin e Këshillit të Sigurimit të KB mbi punën e Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, ai ka pretenduar se “shumica në atë seancë nuk do ta kuptojnë këtë, por që duhet të “vërtetohen” faktet se si duket drejtësia e Hagës”.
“Serbët u dënuan me gjithsej 1.138 vjet burg, në të njëjtën kohë Tribunali i Hagës nuk akuzoi asnjë kroat për krime kundër serbëve, as për aksionin “Xhepi i Medakut” as për “Shkrepjen” a as për “Furtunën”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.org.