×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Serbia e ka shumë më vështirë me ardhjen e Biden në krye të SHBA

    Insajderi
    19 March 2021 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për RTS në lidhje me dialogun me Kosovën, se Serbia po kërkon një kompromis, se “herë pas here këtë po e bën edhe BE”, por që ai nuk beson se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm për kompromis.

    Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe bisedimet me Albin Kurtin, Vuçiq ka thënë se puna e tij është të flasë me të gjithë.

    “Unë duhet të përgatitem për dialog me Prishtinën. Ju mendoni se ka diçka të bukur në atë dhomë të Brukseli. Nuk ka”.

    Dhe, kur u pyet për bisedimet me të dërguarin amerikan Matthew Palmer, por edhe të dërguarin special të BE Mirosllav Lajçak, Vuçiç thotë se “nuk kishte asnjë non-paper”.

    “Ne patëm bisedime të mira dhe nuk kishte asnjë dokument. Thelbi është se Palmer nuk fsheh se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë njohje të ndërsjellë, ndërsa BE po kërkon normalizim të plotë, ne jemi për kompromis dhe nuk jam i sigurt se shqiptarët janë të gatshëm për kompromis. Për shqiptarët, kompromisi i tyre është që Kosova ta njohë Serbinë, sikur ne plasëm për këtë”.

    Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, presidenti i Serbisë thotë se “Asociacioni duhet të përmbushet pa kushte të tjera, që është detyrimi evropian që nga prilli 2013”.

    “Kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit, mini Shengeni është obligimi i tyre, qasja e barabartë në burimet e Ujmanit, para se gjithash në energjinë elektrike, dhe kjo është pjesë e marrëveshjes. Unë nuk mendoj se shqiptarët kanë në plan të përmbushin diçka, por ata e kanë vënë veten në një pozicion të pamundur dhe e kanë bërë më të lehtë për ata në Serbi që besojnë në status quo”, ka pretenduar Vuçiq.

    I pyetur nëse është më vështirë për Serbinë tani kur erdhi Biden në krye të SHBA, ai është përgjigjur: “po, megjithëse e vlerësoj shumë Biden-in”.

    “Pozicioni ynë është më i vështirë tani me Biden-in si president i SHBA. Unë e vlerësoj atë, ai është një politikan i jashtëzakonshëm, por është më i vështirë për ne. Kur bëhet fjalë për largimin e Angela Merkel-it, kjo sigurisht do të sjellë paqëndrueshmëri edhe më të madhe në Evropë”.

    Kur u pyet “pse nuk ka vaksina Vuçiq në Kosovë”, presidenti i Serbisë u përgjigj. “Sepse nuk po na lejojnë. Ato nuk janë të Vuçiqit, por të qytetarëve të Serbisë. Sepse ata nuk po lejojnë, sepse po i dëbojnë njerëzit, por ne po përpiqemi të vaksinojmë njerëzit tanë”, përfundon Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark