Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia është shumë më e gatshme sesa Kosova që t’i fillojë punimet në autostradën Nish – Prishtinë.
Këto deklarime Vuçiq i bëri në konferencën e cila po mbahet sot në Parisë ku po marrin pjesë liderët e të gjitha shteteve të Ballkanit, me qëllim të afrimit të vendeve të Ballkanit me unionin 27 anëtarësh të BE-së.
“Është shumë i rëndësishëm ky projekt për gjithë rajonin e Toplicës, edhe për Prokuple, Kurshumli, Bllacë dhe Zhitoraxhë si dhe për një pjesë të rajonit të Nishavës”, ka thënë Vuçiq.
“Mendoj se autostrada është lidhje shtesë infrastrukturore edhe me Shqipërinë, sepse do të kemi rrugë shumë të shpejtë që nga Durrësi deri në Tiranë”, njofton B92.
Vuçiq ka përfunduar se paqja dhe stabilitetit janë të rëndësishmet për zhvillimin ekonomik.