Vuçiq: Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të ketë pasoja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq: Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të ketë pasoja

    Insajderi
    21 March 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi, kanë raportuar mediat serbe.

    Ai tha në një tubimin parazgjedhor në Kikindë se të gjitha efektet e luftës në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë do të diskutohen në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    “Prisni gjithçka, sot qeveria e Malit të Zi, e këtë nuk e ka bërë as qeveria e Gjukanoviqit, ndaloi votimin në Berane dhe në disa vende për zgjedhjet tona, qeveria e Albin Kurtit kërkoi të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigjen do ta marrin, përgjigjen e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha Vuçiq.

    Vuçiq ka paraqitur prognoza të këqija për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe ka vlerësuar se nuk përjashton konflikte shumë më të mëdha se sa vetëm konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

    “Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na zhysin në diçka të tillë”, përfundoi ai.

    Në Serbi nesër në ora 12 do të mbahet seanca e Këshillit për Siguri Kombëtare.

    Autoritetet serbe kanë njoftuar se temat që do të diskutohen përfshijnë refuzimin e Albin Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark