Vuçiq: Shërbimet e inteligjencës së Kosovës po blejnë njerëz në Leposaviq dhe Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Vuçiq: Shërbimet e inteligjencës së Kosovës po blejnë njerëz në Leposaviq dhe Zubin Potok

    Insajderi
    26 March 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptarët e Kosovës tashmë kanë shërbime të inteligjencës që s’janë naive dhe të cilët veçanërisht kryejnë infiltrime në jug e që provojnë edhe në veri, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Insajderi.

    Shqiptarët e Kosovës tashmë kanë shërbime të inteligjencës që s’janë naive dhe të cilët veçanërisht kryejnë infiltrime në jug e që provojnë edhe në veri, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Insajderi.

    Pyetur në lidhje me shërbimet të inteligjencës kosovare, Vuçiq u tha gazetarëve se shqiptarët tashmë e kanë. “Ata po e bëjnë këtë në mënyra serioze, veçanërisht infiltrimet në jug janë të theksueshne. Gjithashtu po provojnë në veri. Po bëjnë përparim duke blerë njerëz, në rend të parë në Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka thënë ai.

    Siç vazhdoi të thotë ai, ka shumë sherbime inteligjence që operojnë në Serbi dhe Kosovë. “Aty, shërbimet tona duhet të bëjnë punë inteligjence dhe kundërzbulimi. Shërbimet e tona, nuk dua të them që janë më të fortë se të tjerët në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobët”.

    Duke folur për pesë shtetet mosnjohëse të BE’së të pavarësisë së Kosovës, Vuçiq e pranon se “disa prej tyre nuk janë larg kësaj” por shtoi se “kështu kanë qenë për  vite të tëra”. Në lidhje me pretendimet se ka pranuar që këto pesë vende ta njohin Kosovën ai tha se janë gënjeshtra derisa shtroi edhe pyetjen se “ku është e shkruar kjo”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark