Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Banja Lukën javën e ardhshme. Kështu ka deklaruar edhe Milorad Dodik, presidenti i Bosnjë-Hercegovinës nga entiteti i Republikës Srpska, dhe pasi disa media serbe njoftuan për udhëtimin e Vuçiqit atje më 14 shkurt.
Vuçiq, siç tha Dodik, do të bëjë një vizitë dyditore në Banja Lukë “me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë dhe Ditës së Shtetësisë së Republikës Srpska” (e cila nuk është shtet).
“Për herë të parë, Srpska do të festojë zyrtarisht Ditën e Shtetësisë. Do të kemi dy direkë 25 metra të lartë, njëri do të ketë flamurin e Serbisë dhe tjetri flamurin e Republikës Srpska, dhe kjo do të mbetet si simbol i asaj se kur filluam një iniciativë të përbashkët për të festuar Ditën e Shtetësisë”, tha Dodik.
Kjo festë e shtetësisë së Serbisë dhe Republika Srpska është shkruar në një deklaratë në Kuvendin Gjithëserb.