Vuçiq shprehet i zhgënjyer edhe me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuçiq shprehet i zhgënjyer edhe me Rusinë

    Insajderi
    11 October 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Rusia i ka ofruar Serbisë një kontratë për furnizim me gaz deri në Vitin e Ri.

    Dhe këtë ai e ka quajtur një lajm zhgënjyes, sepse, siç thotë ai, Serbia priste të përfundonte një kontratë afatgjatë që në maj të këtij viti, shkruajnë mediat serbe.

    Këtë ai e ka bërë teksa ka folur për situatën ekonomike pas sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

    “Ka një lajm tjetër që vjen nga Moska ose Petersburgu (selia e Gazprom), çfarë të doni, se na ofruan një kontratë për gaz deri në Vitin e Ri. Thashë se ky është një lajm shumë zhgënjyes për ne, sepse duhej të përfundonim një kontratë afatgjatë për tre vjet deri në maj”, ka thënë fillimisht Vuçiq.

    “Ne ishim më shumë se një partner i drejtë dhe i besueshëm në çdo kuptim, për të mos përmendur faktin se Serbia hoqi dorë nga arbitrazhi dhe shumë gjëra të tjera për të ruajtur miqësinë dhe marrëdhëniet e partneritetit”, ka thënë më tej Vuçiq përcjell Telegrafi.

    Ai kujtoi se në maj në Moskë foli me presidentin rus Vladimir Putin dhe se atëherë u tha se një marrëveshje do të përfundohej në kohën më të shkurtër të mundshme – brenda një ose dy muajsh, por se Serbia ende duhej të priste.

    “Pastaj në shtator u takova përsëri me presidentin Putin, bisedova dhe i thashë ‘gjithçka varet nga ju dhe, ju lutem, siç vendosni ju, ne do ta pranojmë, ju kërkoj vetëm ta përfundoni’”

    “Tani na kanë informuar se do të zgjasë deri në Vitin e Ri. Pse deri në Vitin e Ri? Logjika është e thjeshtë dhe nuk do ta fsheh, kështu që sepse duan të na thonë ‘po sikur të filloni të shtetëzoni NIS ose ndonjë gjë tjetër, ne mund ta ndërpresim gazin më 31 dhjetor’. Dhe ky është një mesazh shumë, shumë i keq për mua”, ka thënë më tej Vuçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark